Mëegimtarja Herolinda Avdili Rexhepi ka reaguar me deklarata të forta lidhur me votën e diasporës dhe mbështetjen për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se një pjesë e madhe e mërgimtarëve nuk e njohin realitetin me të cilin përballen qytetarët në Kosovë.
Aktivistja në Zvicër deklaroi në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova se një pjesë e diasporës vazhdon të mbështesë pushtetin aktual pa e ditur arsyen konkrete.
“Shpesh i kam pyetë mërgimtarët pse po e votoni, edhe 80% e tyre nuk e dinë pse janë duke e votu VV-në”, tha ajo.
Avdili Rexhepi u shpreh kritike edhe ndaj përfshirjes së diasporës në proceset politike në Kosovë, duke shtuar se mërgimtarët nuk e përjetojnë përditshmërinë e qytetarëve që jetojnë në vend.








