Abdixhiku falenderon llapjanët: Politika e vërtetë nuk bëhet larg njerëzve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falenderuar qytetarët e Llapit për takimin e tyre në kuadër të diskutimeve të platformës ‘Hajde Folim’.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se nga ky takim ai së bashku me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani pranuan sugjerime nga qytetarët, pritshmëritë e tyre dhe pritjet që kanë për vendin, raporton KlanKosova.tv.

“Në këtë parafushatë, takimet ballëhapur e faqebardhë me njerëzit e Kosovës më kanë dhënë perspektivën më të vlefshme elektorale: atë të politikës me qytetarë e për qytetarë. Jo të pritjes nga ta, por të udhëtimit bashkë me ta. Sepse politika e vërtetë nuk bëhet larg njerëzve; por mes tyre. Kur del ballëhapur tyre”, ka shkruar Abdixhiku.

Pas Llapit në Skenderaj, Istog, Pejë e Lipjan, Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë me ‘Hajde folim’