Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce ka shkarkuar drejtorin ekonomik të Gjinekologjisë “Nena Tereza” në Çair, Valon Belën. Ish-drejtori ekonomik i Gjinekologjisë së Çairit, Valon Bela gjatë ditës së djeshme, në profilin e tij në facebook, akuzoi kolegen e tij Viktoria Jovanovskën, e cila mban postin e drejtoreshës së Gjinekologjisë, për furnizime publike ne mënyrë të paligjshme dhe se ka favorizuar kompani të cilat kryejnë teste laboratorike me shuma të majme, për këtë Bela ka shkruar në fejsbuk se do të bëjë kallëzim penal në Prokurorinë Publike.
Nga ana tjetër Javanoska ka paralajmëruar se do të ngrejë padi penale kundrejt Belës për shpifje dhe për publikim të të pavërtetave duke shtuar se në prapaskenë të rastit qëndron kërkesa e Belës që të angazhojë njerëz të tij në Gjinekologjinë e Çairit.
Ai nga unë kërkoi që dy këshilltarët e tij, të cilët marrin pagë në Poliklinikën e Çairit, ndërsa në klinikën tonë janë të angazhuar që prej 6 muajsh me kontratë, unë duhet t’ua vazhdojë kontratat akoma, në të kundërtën ai do të lëshonte “bombat”.
Filpçce pritet që këtë pasdite të takojë drejtorin e gjinekologjisë, Viktoria Jovanovskën dhe drejtorin e shkarkuar ekonomik Valon Belën./ina