Me ndryshime e ka nisur javën Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës. Ai ka shkarkuar drejtorin e Arsimit, Jonuz Salihaj.
Ahmeti ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e partnerit të koalicionit, AAK.
“AAK-ja kërkoi të shkarkohej Salihaj, sepse nuk përfaqëson interesat e tyre”, ka thënë Ahmeti për KTV. Ndërkaq, lidhur me këtë ka reaguar, Brahim Mehmetaj, Kryetar i Degës së AAK-së në Prishtinë, i cili përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka shkruar se Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë me votim unanim ka kërkuar nga z. Shpend Ahmeti largimin nga detyra e Drejtorit te Arsimit, z.Januz Salihaj. “Kjo është E VËRTETA dhe asnjë arsye tjetër E TRILLUAR dhe E GATUAR me qëllim dezinformimi të opinionit se gjoja u shkarkua sepse “nuk pranoi të regjistrojë fëmijë nëpër shkolla ose të bëj punësime politike” NUK EKZISTOJNË”, ka shkruar Mehmetaj.
Ja postimi i plotë i Brahim Mehmetajt:
Një reagim kundër një lajmi të PA VËRTËTË:
Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Kryetarin e rizgjedhur të Prishtinës z. Shpend Ahmeti dhe pas definimit-ndarjes së pushtetit ku ne si AAK e Prishtinës morrëm për obligim që të drejtojmë me tri drejtori dhe ato ishin:
1. Drejtoria e Arsimit, 2. Drejtoria e Inspekcionit dhe 3. Drejtoria e Sportit. Të preukupuar me hallin për gjetjen e emrave të përshtatshëm për Drejtor, ne filluam të bisedojmë me të mundëshmit të cilët do të përformonin suksesëshëm dhe do të jepnin shembullin më të mirë se si duhet punuar për qytetin dhe qytetarët e Prishtinës (AAK E KA MOTO PUNËN NË TË MIRË TË QYTETIT DHE QYTETARËVE TË SAJ). U emeruan Jonuz Salihaj drejtor në Arsim, Brahim Mehmetaj në Inspekcion dhe Fitim Rexha në Sport.
Kryesia e Degës dhe Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë ka përcjellur në vazhdimësi punën dhe performancën e të gjithë Drejtoreve të emëruar nga AAK në Prishtinë. Pas shumë ankesave të qytetarëve në adresë të z. Jonuz Salihut për mospërgjigje, për mospërfillje, për anashkalime dhe injorim, gjithashtu në bazë të analizës së ekspertëve tanë të arsimit, niveli i tij i performancës profesionale nuk ka qenë i kënaqshëm.
Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë me votim unanim ka kërkuar nga z. Shpend Ahmeti largimin nga detyra e Drejtorit te Arsimit, z.Januz Salihaj.
Kjo është E VËRTETA dhe asnjë arsye tjetër E TRILLUAR dhe E GATUAR me qëllim dezinformimi të opinionit se gjoja u shkarkua sepse “nuk pranoi të regjistrojë fëmijë nëpër shkolla ose të bëj punësime politike” NUK EKZISTOJNË. Me vjen keq per nivelin e atyre qe dezinformuan. Unë Brahim Mehmetaj si Kryetar i Degës së AAK-së në Prishtinë bashkë me Kryesinë e Këshillin Drejtues gjithmonë do të jemi në shërbim të Qytetit tonë dhe asnjëherë në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që askush të keqmenagjojë me përgjegjësitë e marra nga AAK për t’i shërbyer qytetarëve te Prishtinës. Gjithashtu, do të percillet puna e të gjithë të emëruarve e edhe të zgjedhurve në të gjitha pozitat dhe aty ku haset në keqmenagjim do të veprohet NJËSOJ si me z. Salihaj.