Shanset e Ligës Premier për të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Lifa Premier është në rrugën e duhur për të siguruar një vend shtesë kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm për shkak të paraqitjeve të forta në garat evropiane.

Sipas sistemit të ri të UEFA-s bazuar në koeficientët, dy ligat me performancën më të mirë në Evropë çdo sezon fitojnë një vend shtesë me Italinë dhe Gjermaninë që përfituan vitin e kaluar.

Klubet angleze kanë pasur vështirësi në vitin 2023, pa asnjë skuadër që ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës , por ky sezon ka qenë ndryshe.

Deri më tani, Anglia kryeson renditjen e UEFA-s me një koeficient 17.785, përpara Italisë dhe Spanjës, me të shtatë skuadrat e Ligës Premier ende në garat evropiane.

Nëse klubet angleze vazhdojnë të përparojnë, Liga Premier është pothuajse e sigurt që do të fitojë një vend të pestë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/26.

Andaj, synimi i tyre do të jetë që të shkojnë sa më larg të jetë e mundur.