Ayyoub Bouaddi ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë në fushë për Marokun në barazimin 1-1 ndaj Brazilit, në ndeshjen e parë për këtë Kupë Bote.
Mesfushori 18-vjeçar i Lille zgjodhi Marokun në vend të ekipit kombëtar francez, edhe pse kishte luajtur me këta të fundit deri në U-21.
Vendimi i Bouaddi për të lënë “Gjelat” për Marokun ka shkaktuar polemika dhe kritika në Francë dhe “fajtori” kryesor konsiderohet Didier Deschamps.
Një nga zërat më kritik ka qenë Jereme Rothen, i cili kritikon publikisht Deschamps, që nuk duhet të kishte pritur deri tani për t’u bindur për vlerat e lojtarit, por duhej ta kishte ftuar më parë në Kombëtaren A.
“Kur dëgjoj Didier Deschamps, më shokon. Sepse me Bouaddi-n, nuk duhej të priste të shikonte se çfarë bëri ai kundër Brazilit për të kuptuar se ai është një lojtar i ri që ishte përpara kohës së tij. Sigurisht, roli i trajnerit dhe stafit të ekipit kombëtar francez, si dhe ai i presidentit të Federatës dhe njerëzve përreth tij, është të ngrenë telefonin për të telefonuar Bouaddi-n dhe t’i thonë se Franca është një mundësi e mirë dhe se ne do të vazhdojmë zhvillimin e tij në mënyrë që ai të mund t’ia dalë mbanë”, tha Rothen.
Ish-lojtari i PSG-së dhe Monaco-s shkoi më tej, duke thënë se Bouaddi është më i mirë se Aurelien Tchouaméni, Adrien Rabiot dhe Manue Kone.
The post Sensacioni i këtij Botërori, shkakton kritika të mëdha në Francë dhe “fajin” e ka Didier Deschamps appeared first on Telesport.








