Inter është i vendosur të transferojë me patjetër këtë verë Curtis Jones. La Gazzetta dello Sport zbulon se klubi zikaltër i ka dërguar ofertën e parë zyrtare klubit të Liverpool-it, për mesfushorin 25-vjeçar.
Shuma e ofruar nga Inter për Jones është 20 milionë euro, ndërsa Liverpool pretendon për 30 milionë euro. Megjithatë, ky hendek mes kërkesave të dy palëve pritet të zvogëlohet në ditët në vijim.
Inter ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me lojtarin, kontrata e të cilit me Liverpool-in skadon në qershorin e vitit 2027.
Ajo që e bën akoma edhe më shumë të mundur marrëveshjen është fakti që Andoni Iraola nuk e sheh anglezin si pjesë të projektit të tij.
The post Inter-Liverpool, nisin bisedimet zyrtare për mesfushorin. Zbulohet oferta e parë zyrtare e zikaltërve appeared first on Telesport.








