Sindikalisti Ali Sefaj ka reaguar pas krijimit të “Gardës për Mbrojtjen e Natyrës”.
Sefaj ka thënë se krijimi i kësaj “garde” është ‘huqje’, si në përmbajtje ashtu edhe në qëllimin e krijimit të saj dhe përgjegjësitë që ajo ka.
Sipas tij, ky rol do të mund të ekzistonte vetëm nëse do të krijohej nga institucionet, e jo nga Organizatat Joqeveritare.
“Termi “Gardianë për Mbrojtjen e Natyrës”, si trupë e krijuar nga OJQ dhe aktivistë, është huqje në përmbajtje, në qëllim, në autorizim dhe në përgjegjësi. “Gardian” nënkupton autoritet, kompetencë dhe përgjegjësi për veprim. Ky rol mund të ekzistojë vetëm për trupë e krijuar nga institucionet, zyrtarë për mbrojtjen e natyrës, inspektorë, policë dhe prokurorë me mandat të qartë ligjor dhe kompetenca të përcaktuara. Jo nga OJQ, jo nga individë, jo nga vullnetarë. OJQ-të, individët dhe vullnetarët kanë rol të rëndësishëm, në mbrojtjen e natyrës. Mund të jenë “Miq të Natyrës”, të njoftojnë, të raportojnë, të avokojnë. Të ndihmojnë institucionet, jo të krijojnë perceptimin se ushtrojnë kompetenca ekzekutive që nuk i kanë. Sepse kjo nuk është vetëm çështje emri, por kompetence, autoriteti dhe përgjegjësie qe kanë vetëm zyrtaret dhe institucionet shtetrore.
Siç thotë populli: Kur s’ki çka me ba, ose s’din çka me ba, luje derën!”, ka thënë Sefaj përmes një reagimi në rrjetin e tij social.









