Pavarësisht se është nën kontratë deri në vitin 2028, Rafa Leao duket se do të largohet në fund të këtij sezoni, pas pakënaqësive të shumta dhe kritikave ndaj tij për formën e treguar këtë vit.
Sipas “Daily Mail Sport” janë plot katër klube të mëdha që interesohen për të transferuar në verë Rafa Leao-n: Real Madrid, Manchester City, Manchester United dhe Liverpool.
Sipas raportimit në fjalë, Barcelona është tërhequr nga gara për të nënshkruar me portugezin për shkak se katalanasit kanë prioritete të tjera në merkato dhe portugezi nuk është profili që ata kërkojnë për sulmin.
Nëse para një viti, Milan kërkonte mbi 85 milionë euro për të lënë të lirë Leao-n, tani kuqezinjtë mjaftohen me 50-60 milionë euro.
The post E BUJSHME: Zbulohen 4 klubet e mëdha që kërkojnë Leao-n. Barcelona i bën dalje appeared first on Telesport.









