Kryetari i Shoqatës së Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj ka reaguarka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj industrisë së qumështit, duke vlerësuar se veprimet e fundit po e dobësojnë prodhimin vendor në vend që ta mbështesin atë.
Në një reagim publik, Sefaj thotë se, nëse Qeveria do ta kishte prioritet sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e fermerëve, do të ndërmerrte masa për forcimin e sektorit të qumështit dhe jo veprime që, sipas tij, krijojnë pasiguri dhe dëmtojnë besimin te produktet vendore.
Ai thekson se në shumë shtete bujqësia konsiderohet sektor strategjik dhe se, kur përpunuesit nuk arrijnë ta grumbullojnë të gjithë qumështin për shkak të konkurrencës nga importi, qeveritë ndërhyjnë me subvencione, skema mbështetëse, promovim të konsumit të produkteve vendore dhe kontroll më të rreptë të importeve.








