Samir Bytyqi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së në qendër dhe Anëtar i Kryesisë së AAK-së në Suharekë si dhe eksperti Besmir Gegaj specialist i Reumatologjisë në Suharekë, i janë bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës.
Ata i ka pritur të shtunën lideri i PDK-së, Kadri Veseli i cili ju ka dëshiruar mirëseardhje dhe u ka ofruar bashkëpunim të plotë në rrugëtimin e përbashkët politik në Dekadën e Re, transmeton lajmi.net.
Samir Bytyqi është Specialist i Oftamologjise dhe Asistent në Fakultetin e Mjeksisë. Ai është bashkëshort i asambleistes më të votuar të AAK-së në Suharekë e cila pritet po ashtu t’i bashkohet PDK-së në ditët në vijim.
Ndërsa Besmir Gegaj është specialist i Reumatologjisë në Suharekë.Partisë Demokratike të Kosovës që nga fillimi i procesit të brendahëm zgjedhor e deri tani i janë bashkuar mijëra mbështetës të rinj të profileve e profesioneve të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për jetësimin e vizionit të kryetarit Kadri Veseli në Dekadën e Re.