Kajtazi: Sonte ka ra shteti, opozita të mos e bëjë këtë gabim

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit për zgjedhjen e presidentes, duke paralajmëruar opozitën për pasoja të rënda nëse çështja dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, një veprim i tillë do të ishte “gabimi më i madh”, pasi do t’i hapte rrugë Lëvizjes Vetëvendosje që të çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja në korrik apo gusht.

Ai ka bërë thirrje që të organizohen protesta masive në Prishtinë.

“Opozita (nese egziston ajo) ben gabimin ma te madh nese e çon ne Kushtetuese zgjedhjen e presidentes ne menyre kunderkushtetuese. Nese e ben kete, Vetevendosjes ia mundeson qe zgjedhjet te mbahen ne korrik-gusht te ketij viti. Nese neser nuk mbushet Prishtina me mijera protestues, atehere po ia dorezojme shtetin diktatorit, Albin Kurti”, shkruan ai.

“Per ata qe e kuptojne, sonte ka ra shteti”, thotë më tej ai.