“Po e zgjedhim karate”, mesazhi i deputetit të VV-së në seancën për presidentin

Një fotografi është publikuar, gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar mesazh me mbishkrimin “po e zgjedhim sot karate”, shihet në fotografi.

Aty thuhet se le të zgjedhet njëherë presidenti, pastaj rasti le të shkojë në Gjykatë Kushtetuese.

Ndryshe, seanca e sotme e thirrur nga partia në pushtet ka nxitur reagime të shumta në vend, duke e cilësuar atë si kundër rendit kushtetues dhe një tentim për grusht-shtet.