Sali Berisha u kthehet protestave, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Edhe në protestën e sotme të opozitës në Shqipëri janë përshkallëzuar tensionet, ku nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në bulevardin kryesor të Tiranës.

Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri, protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë, mjete piroteknike dhe molotovë në drejtim të kordonit policor, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Gjatë protestës janë regjistruar edhe përplasje fizike mes pjesëmarrësve dhe policëve.

Protesta është organizuar nga opozita shqiptare, e udhëhequr nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, të cilët prej muajsh po organizojnë tubime kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ngjashëm përdorin molotovë e fishekzjarrë.

Opozita akuzon qeverinë për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve, kapje të institucioneve dhe përkeqësim të gjendjes ekonomike në vend. Nga ana tjetër, qeveria i ka cilësuar protestat si përpjekje për destabilizim politik.