Plagoset me thikë një person në Durrës

Një i ri ka mbërritur me urgjencë në spitalin e Durrësit, me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse.

Burime bëjnë me dije se i riu është futur menjëherë në sallën e kirurgjisë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia konfirmon për abcnews.al se ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Plazhit, pas një konflikti dhe sherri mes të lënduarit dhe një personi tjetër, \.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur mbledhjen e provave dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në vijim të hetimeve, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në konflikt, ndërsa po verifikohen rrethanat dhe dinamika e ngjarjes.

Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi shkaqet e konfliktit dhe gjendjen shëndetësore të të riut.