Në emisionin DPT te Fidani, me deputetin e zgjedhur të LDK-së Ermal Sadikun, u komentua ofendimi dhe linçimi online i kundërshtarëve politik, përmes profileve falso.
Diskutimi u ndal në veçanti tek veprimi i një fake profili me emrin “Lule Gjeli”, i cili e ka postuar një afishe duke e shpallur të “vdekur” ish-kryeministrin Avdullah Hoti.
Sadiku tha se kjo është e turpshme.
Sipas tij, akterët kryesorë të VV-së e dinë se për kë bëhet fjalë dhe se duhet ta ndalojnë urgjentisht këtë veprim.
“Turp po më vjen shumë. Po më vjen keq prej familjes të profesorit Hoti, sepse familja e vet mundet me pa, mundet me qenë me një pushim, larg shtëpisë. Ka akses në internet, por s’i bën telefoni. Kjo është e rëndë” u shpreh Sadiku.
“Paramendo, fëmijët e familjarët e ngushtë. Problemi është se tek ne se nuk e përcepton aq larg. As nuk do t’ia dinë. Edhe nëse e shkatërron një familje, një fëmijë emocionalisht”, shtoi ai.








