Me urdhër të Armend Mujës, mbyllet qumështorja “Vita”

Me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja është kryer inspektimi paparalajmërim i qumështores “Vita” dhe është marrë edhe vendimi për mbylljen e saj.

Këtë vendim e ka dorëzuar një këshilltare politike e tij Majlinda Shabani, e cila nga automjeti zyrtar komunikonte me inspektorët teksa ka refuzuar të prezantohet.

Vendimi ka ardhur pasi prodhuesi ka ulur sasinë e pranimit të qumështit nga 1 korriku, teksa në stook ka thënë se ka më shumë se 2 milionë litra qumësht. Sasia e pranimit është ulur për shkak të mungesës së tregut.

Ndërkaq, drejtori gjeneral i qumështores “Vita”, Artan Spahia ka thënë se vendimi i Mujës është marrë enkas kundër qumështores Vita.

“Ne nuk jemi të Serbisë, ne jemi të Kosovës dhe ti je shkatërruesi i punës 27-vjeçare. Ne si bord morëm vendim që nuk do të pranojmë qumësht, ne sot e mbyllim fabrikën deri në njoftimin e radhës”, ka thënë Spahija.

“Ne nuk jemi kriminelë, ne nuk ikim, ne duam drejtësi. Kompania jonë është e vetme e certifikume në IHF-së, të cilat nuk besoj se i bëjnë ata në Bosnjë e Maqedoni që këta i duan më shumë”, ka thënë Spahija.

“Ministri është ai që po ju mbyll juve, shpresoj që të kthehemi pas shtatë ditësh, por ju them se nga sot qumështorja nuk punon”, ka thënë ai.