Rubio shfaqet i veshur si Maduro, vërshojnë komentet në rrjet

Në një foto të ndarë për platformën ‘X’ nga drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, shfaqej Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio teksa mbante veshur një set tutash dhe xhiboksi gri.

Kjo veshje imitonte Presidentin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, kur forcat speciale amerikane e kapën në janar.

Rubio e veshi këtë veshje në bordin e Air Force One ndërsa Presidenti Donald Trump fluturoi për në Pekin për një samit me Presidentin kinez Xi Jinping. Rubio ishte mbështetur në një mur me duart në xhepat e tutave, pa buzëqeshur.

Në mediat e huaja dhe në rrjetet sociale ka vërshuar një lumë komentesh se një veshje e tillë mund të jetë një mesazh i koduar për Kinën.