Menu Close

Rritet numri i të prekurve me fruth, 37 raste të reja brenda javës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se po vazhdon të rritet numri i të prekurve me fruth.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, gjatë periudhës 16 prill – 15 nëntor 2026 janë konfirmuar gjithsej 336 raste me fruth, prej të cilave 37 janë regjistruar gjatë javës së fundit.

Raste të fruthit janë regjistruar tek qytetarë, pjesa dërmuese fëmijë, nga 24 komuna të Kosovës.

IKSHPK ka thënë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara i përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR, që mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

“Këto të dhëna theksojnë rëndësinë e vaksinimit si masa kryesore për parandalimin e sëmundjes dhe kufizimin e përhapjes së saj. Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse, e cila mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Vaksinimi me kohë i mbron fëmijët nga kjo sëmundje dhe ndihmon në mbrojtjen e komunitetit, përfshirë foshnjat dhe personat që, për arsye shëndetësore, nuk mund të vaksinohen. Krahas vaksinimit sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, IKShPK, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, po vazhdon vaksinimin plotësues (catch-up) për fëmijët që kanë mbetur pavaksinuar ose nuk i kanë marrë të dy dozat e parapara”, thuhet nb njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së, gjatë këtij viti, përmes këtyre aktiviteteve janë vaksinuar mbi 4.120 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç.

Related Posts