Rrahman Rama takohet me bizneset e Vushtrrisë: Trajtimi i duhur është në bosht të politikave të Bedri Hamzës

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama është takuar me bizneset në qytetin e Vushtrrisë.

Ai thotë se trajtimi i duhur bizneseve që krijojnë vende pune dhe mbajnë ekonominë tonë, është në bosht të politikave zhvillimore të programit të Bedri Hamzës.

“Kam takuar ata që mbajnë gjallërinë në qytetin e Vushtrrisë, bizneset.
Biseduam shtruar për problemet dhe sfidat e tyre, por edhe krizën që ka prekur gjithë Kosovën e rrjedhimisht edhe ata.
Trajtimi i duhur i bizneseve që krijojnë vende pune dhe mbajnë ekonominë tonë, është në bosht të politikave zhvillimore të programit të Bedri Hamzës”, shkroi ai.