Gërvalla ia huq, e bën kandidate të VV-së atë që e braktisi

Ish-ministrja Donika Gërvalla e ka bërë një tjetër gafë në rrjete sociale.

Ajo publikoi një postim ku Albena Reshitaj e LDK-së  paraqitej si kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gërvalla këtë postim e fshiu menjëherë.

Kujtojmë se gjatë kohës sa ishte ministre e Jashtme, Gërvalla shpesh është kritikuar edhe për gabime me flamuj shtetesh në paraqitje dhe publikime zyrtare.