Rrahje në Fushë Kosovë, përdoren edhe thika – Policia në vendngjarje

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë, ku sipas informacioneve të para janë përdorur edhe mjete të ftohta, thika.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.

Deri më tani nuk dihen detaje tjera mbi arsyet që mund të kenë çuar në këtë incident./Paparaci