Dy përleshje mes deputetëve të Kosovë, njëra në emision televiziv e tjetra në Kuvend, përfunduan me aktakuza të ngritura ndaj katër personave.
Xhavit Haliti e Gani Dreshaj do të përballen me drejtësinë lidhur me kanosjet dhe sulmin ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi, shkruan lajmi.net.
E Milaim Zeka bashkë me Frashër Krasniqin do të përballen me akuzat e prokurorisë për kanosje e lëndim të lehtë trupor.
Aktakuza ndaj tyre ishte ngritur më 2017, vetëm një muaj pas përleshjes së tyre në një studio televizive.
Mirëpo katër deputetët e lartëpërmendur nuk janë të vetmit që kanë aktakuza.
Ehat Miftaraj nga Institui i Kosovës për Drejtësi, për lajmi.net thotë se në Kuvendin e Kosovës janë afërsisht 20 deputetë që kanë aktakuza ose që kanë qenë pjesë e proceseve gjyqësore.
Lajmi.net në vazhdim ua sjell emrat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët po përballen me aktakuza dhe ata të cilët kanë kaluar nëpër procese gjyqësore.
Milaim Zeka – Aktakuzë nga Prokuroria Speciale për mashtrim dhe pastrim të parave – Aktakuzë nga Prokuroria e Prishtinës për Kanosje.
Frashër Krasniqi – Aktakuze nga Prokuroria e Prishtinës për Lëndim të Lehtë Trupor.
Xhavit Haliti – Aktakuzë për sulm nga Prokuroria e Prishtinës.
Gani Dreshaj – Aktakuzë për kanosje nga Prokuroria e Prishtinës.
Adem Hoxha – Aktakuzë për kanosje dhe sulm nga Prokuroria e Prizrenit.
Albin Kurti – Aktakuzë për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, procesi gjyqësor ka përfunduar.
Donika Kadaj Bujupi – Aktakuzë për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, procesi gjyqësor ka përfunduar.
Albulena Haxhiu- Aktakuzë për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, procesi gjyqësor ka përfunduar.
Faton Topalli – Aktakuzë për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, procesi gjyqësor ka përfunduar.
Shkumbin Demaliaj – Aktakuzë për Keqpërdorim të Detyrës në rastin e Listave të Veteranëve.
Zenun Pajaziti – Aktakuzë për shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje në rastin “Pronto”.
Rexhep Selimi – Aktakuzë për sulm, procesi gjyqësor ka përfunduar.
Visar Ymeri – Aktakuzë për sulm, procesi gjyqësor ka përfunduar.
Fisnik Ismaili – Aktakuzë për “pengimim e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, procesi gjyqësor ka përfunduar.
Naser Osmani – Aktakuza për fondin e 3 përqindëshit nga Prokuroria Speciale.
Mërgim Lushtaku – aktakuzë për lehtësim të arratisjes së personave të privuar nga liria.
Ramiz Kelmendi – Aktakuzë për vjedhje të rrymës.
Glauk Konjufca – Aktakuzë për dëmtim të veturave të EULEX-it, proces i përfunduar.
Dardan Molliqaj – Aktakuzë për dëmtim të veturave të EULEX-it, proces i përfunduar.
Xhelal Sveçla – Aktakuzë për dëmtim të veturave të EULEX-it , proces i përfunduar.
Haxhi Shala – Aktakuzë për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, proces i përfunduar.
Ismajl Kurteshi – Aktakuzë për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm në rastin e hedhjes së gazit lotjellës në Kuvend, proces i përfunduar.