Rodri i sigurt: Yamal do ta fitojë “Topin e Artë”, është përbindësh si futbollist

Rodri ka folur me superlativa për Lamine Yamal në një intervistë për “AS”, duke e cilësuar talent të jashtëzakonshëm dhe të ardhmen e futbollit spanjoll.

“Ne jemi dy lojtarë spanjollë, njëri i së tashmes dhe tjetri i së ardhmes. Ai është tashmë një yll, por e ardhmja e tij është e shkruar. Një ditë do ta fitojë ‘Topin e Artë’, është një përbindësh si futbollist dhe djalë i jashtëzakonshëm”, – tha Rodri.

Mesfushori i Manchester City shtoi se ka një marrëdhënie të mirë me 18-vjeçarin dhe theksoi maturinë e tij: “Njerëzit nuk e njohin ende mirë…, ka vlera të pabesueshme për moshën e tij, është shumë i fokusuar dhe i pjekur. Jam i lumtur ta shoh duke u rritur”.

The post Rodri i sigurt: Yamal do ta fitojë “Topin e Artë”, është përbindësh si futbollist appeared first on Telesport.