Giuseppe Marotta në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” tha: “Dua Champions-in me Interin dhe pastaj dal në pension”. Ai foli për “Marotta League”, duke thënë se në rrjetet sociale ka “luanë tastiere që nuk dinë asgjë mbi personat për të cilët flasin…, hedhin vetëm baltë”.
Më tej iu përgjigj José Mourinhos: “Është mendimi i tij, por këta lojtarë janë sportistë të mëdhenj. Futbolli ka ndryshuar dhe do të ndryshojë”.
Për stadiumin e ri: “Duhet bërë, paradoksi është se Oaktree dhe RedBird kanë gati dy miliardë për të investuar, por disa pengesa e ngadalësojnë procesin”.
The post “Dua Champions-in me Interin, pastaj pensionohem. Kështu i përgjigjem Mourinhos për ‘Marotta League’…” appeared first on Telesport.









