Rice: Tani duam edhe Champions League, kjo është një mundësi e madhe për Arsenal

Tek Arsenal kanë arkivuar titullin kampion në Premier League dhe ka nisur puna për finalen e Champions League. “Topçinjtë” do të luajnë ndaj PSG dhe për mesfushorin Declan Rice kjo është një mundësi e artë për të fituar dy trofe.

Jemi përqendruar plotësisht te PSG, sepse kemi një mundësi të madhe. Ne e duam atë trofe. Ne duam dopietën. Duam të shtyjmë në maksimum për këtë trofe. Jam i sigurt se do të ia vlejnë të gjitha sforcot“, tha Rice, që zbulon disa momente të rëndësishme në momentet delikate të sezonit.

Pati disa takime që u zhvilluan si grup, pa stafin, vetëm si lojtarë. Ne thjesht folëm hapur për mënyrën se si ndihemi dhe çfarë është e arritshme. Kjo ishte më e rëndësishmja. Ne thamë, nëse do të fitojmë, le të shijojmë fitoren. Le të mos ndiejmë presion gjatë gjithë kohës“, shtoi mesfushori anglez.

Më tej, Rice shton: “Kemi arritur deri këtu duke luajtur kaq mirë. Që nga ai moment, të gjithë u qetësuan dhe u ndien të lirë. Mendoj se kjo ishte pika e kthesës. Unë besoja 100% te titulli dhe ia dolëm mbanë. Tani kemi një tjetër finale”.

The post Rice: Tani duam edhe Champions League, kjo është një mundësi e madhe për Arsenal appeared first on Telesport.