Rexhbogaj: Hallet e Rugovës ndoshta nuk do të zgjidhen as për 20-30 vjet (VIDEO)

Rugova, e njohur si një nga thesaret e trashëgimisë etnografike të Kosovës dhe një ndër destinacionet më të vizituara nga turistët, vazhdon të përballet me probleme të shumta infrastrukturore dhe mungesë investimesh kapitale.

Për emisionin “Praktik” në Klan Kosova, kryetari i Bashkësisë territoriale Rugova 2, Flamur Rexhbogaj, tha se sfidat me të cilat përballen banorët janë të shumta dhe janë grumbulluar ndër vite, duke e vështirësuar jetën në këtë zonë.

Ai u shpreh se problemet janë shtuar vazhdimisht dhe se zgjidhja e tyre mund të kërkojë edhe 20 deri në 30 vjet.

“Hallet e Rugovës janë të shumta. Këto janë grumbulluar vit pas viti, njëra mbi tjetrën, duke e rënduar jetën e banorëve. Shpesh mendoj se nuk do të kenë zgjidhje as për 20 apo 30 vjet. Këto probleme kanë ardhur si pasojë e ligjeve dhe vendimeve të institucioneve, të cilat vetë rugovasit i kanë votuar, por që në fund janë kthyer si bumerang për ta”, deklaroi ai.

Ndiqni emisionin e plotë, në videon vijuese: