E ndjek edhe Barcelona, Inter kërkon të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për yllin 50 milionë eurosh

Inter pritet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në skuadër gjatë merkatos së verës për sezonin e ri. Së pari, zikaltrit i kanë dërguar ofertë zyrtare Liverpool-it për mesfushorin Curtis Jones.

Një tjetër objektiv i madh i zikaltërve është dhe mbrojtësi i djathtë, Marco Palestra, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit në Serie A, te Cagliari, ku ishte i huazuar. Tani është rikthyer sërish tek Atalanta.

Sipas Gazzetta dello Sport, duke ditur interesin e madh të Barcelonës për anësorin 21-vjeçar, Inter kërkon të nxitojë dhe të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen me Atalantën.

Klubi bergamask dihet që është shumë i vështirë në negociata dhe rruga e vetme që Inter të sigurojë shërbimet e Palestra, është të paguajë klauzolën e vendosur për të që është 50 milionë euro.

The post E ndjek edhe Barcelona, Inter kërkon të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për yllin 50 milionë eurosh appeared first on Telesport.