Retrospektiva e Haaland: “Mund të luaja për Anglinë, zgjodha Norvegjinë falë babait”

Në një epokë kur shumë futbollistë ndryshojnë kombëtare si të ishin klube, Erling Haaland nuk do të kishte pasur shumë vështirësi për të luajtur me Anglinë. Megjithatë, sonte ai do ta përballet me “Tre Luanët” me fanellën e Norvegjisë, për të kërkuar kualifikimin në gjysmëfinalet e Botërorit.

Haaland lindi në Leeds në vitin 2000, kur babai i tij Alfie luante në Angli, fillimisht te Leeds dhe më pas te Manchester City. Në një intervistë për “Goal” në vitin 2022, sulmuesi shpjegoi zgjedhjen e tij: “Kam jetuar në Angli tri vitet e para e gjysmë, ndoshta katër të jetës sime. Më pas u ktheva shpejt në Norvegji, ku qëndrova për shumë vite. Prandaj ishte natyrale të zgjidhja kombëtaren norvegjeze. Ndoshta, nëse babai im do të kishte luajtur më gjatë në Angli, sot do të isha në kombëtaren angleze”.

Një Haaland në Angli do të kishte ndryshuar shumë ekuilibra, ndoshta edhe duke krijuar një dyshe të frikshme me Harry Kane, por realiteti është përballja e sotme çerekfinale e Botërorit 2026, Haaland–Angli në Miami.

The post Retrospektiva e Haaland: “Mund të luaja për Anglinë, zgjodha Norvegjinë falë babait” appeared first on Telesport.