Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, do të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kthimin e Mustafës e ka konfirmuar ish-deputeti i kësaj partie, Artan Behrami.
“Rikthimi i Rrustem Mustafa në listën e PDK-së është një shenjë e rikthimit tonë edhe në Llap, Gollak dhe mbarë Kosovën. Remi e meriton votën e votuesve tanë, jo vetëm për rolin e tij në luftë, por edhe për qasjen përbashkuese në liri. Por, mbi të gjitha, e meriton votën tone për qëndrimin dinjitoz dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së!”, ka shkruar Behrami në Facebook.
Mustafa kishte qenë deputet i PDK-së në dy legjislatura.
Në luftë, ai shërbeu si komandant i Zonës Operative të Llapit.









