Basha hedh prapa kauçi Deklaratën e Pavarësisë, Kajtazi: Ai po dëshmon se nuk e do këtë vend dhe shtet

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj skandalit të Dimal Bashës që në një fotografi, shihet se Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës e kishte hedhur prapa kauqit.

Kajtazi ka thënë se Dimal Basha, po dëshmon se nuk e do Kosovën, teksa i ka bërë thirrje Prokurorisë që të aktivizohet për skandalin e ministrit në detyrë.

“Dimal Basha, minister ne qeverine Kurti po deshmon se nuk e do kete vend dhe kete shtet. Ai, ka hedhe prapa kauçi deklaraten e pavaresise se Kosoves. Prokuroria fuhet te aktivizohet per kete skandal”, ka thënë Kajtazi.

Sot ish-deputetja e VV-së, Adelina Grainca ka publikuar një fotografi nga takimi me Bashën dhe në këtë fotografi shihet prapa krevatit Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.