Real Madridi fiton betejën e parë me Gironan për Kupën e Mbretit (Video)

Real Madrid e ka mposhtur sonte Gironan.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të kupës së Mbretit, ka përfunduar me rezultat 4-2.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e shënuar nga Anthony Lozano (7’), kurse barazimi erdhi nga Lucas Vazquez (18’), epërsinë për madrilenet e ngriti Sergio Ramos nga pika e bardhë (42’), me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin, golashënues nga pika e bardhë ishe Alex Granell (66’). Në skenë doli sërish legjenda e madrilenëve, Sergio Ramos (77’), duke e rikthyer epërsinë, ndërsa ishte Karim Benzema (80’) që shënoi golin e katër dhe të fundit të këtij takimi.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.