Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datat 26 dhe 27 korrik 2026.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës është 1.72 euro për litër, i benzinës 1.52 euro për litër, ndërsa i gazit 0.60 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë gjatë ditës së diel dhe të hënës.








