Michael Olise nuk do të transferohet te Real Madrid, të paktën këtë verë. Real Madridi ka konfirmuar se Bayern Munich nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë ofertat për shitjen e Olise dhe se as një shumë e madhe nuk do t’ua ndryshonte mendjen.
Prandaj, dhe për shkak se nuk duan të rrezikojnë marrëdhënien e mirë institucionale që mbajnë me klubin bavarez, skuadra madrilene ka vendosur ta mbyllë përkohësisht çështjen. Por, kjo nuk e përjashton aspak mundësinë që Real Madrid të tentojë transferimin e Olise verën e ardhshme.
Në rast se francezi nuk rinovon gjatë vitit kontratën aktuale me Bayern Munich, e cila skadon në vitin 2029, është e sigurt që klubi madrilen do të tentojë transferimin e tij gjatë merkatos së verës së ardhshme.
The post Real Madrid dorëzohet për Olise, por vetëm për këtë verë… appeared first on Telesport.








