Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë një postim në Facebook, para intervistimit të tij lidhur me rastin e djeshëm, ku ndër tjerash ka thënë se, ‘’si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë’’.
Lushtaku, ka shkruar edhe se, ai i respekton institucionet për të cilat, ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë luftuar.
‘’ Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës’’, ka shkruar ai.
Postimi:
Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit.
Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë.
I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka.
Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës.
Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion!








