Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pas intervistimit në Stacionin Policor në Skenderaj, ka thënë se “krejt kjo është politikë” e se “përmes sulmeve të tilla, Albin Kurti don të viktimizohet”, raporton Ekonomia Online.
“Krejt kjo që ka ndodhë është politikë. Albin Kurti don që përmes sulmeve të tilla të viktimizohet”, ka thënë Lushtaku.
Ai u intervistua lidhur me lidhur me sulmin ndaj zëvendësministrit të Financave Hysni Mehani, njëherësh kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, si dhe aktivistit të kësaj partie, Bahri Zabeli.








