Pas raportimeve për shoqërimin e Gani Gecit në Polici, ka ardhur një reagim në të cilin thuhet se ish-deputeti ka shkuar vullnetarisht për të dhënë deklaratë, pas një telefonate nga Policia e Kosovës.
Në reagim thuhet se Geci ishte duke pirë kafe në lokalin “Che Bar”, në shoqërinë e familjarëve dhe disa miqve, kur është kontaktuar nga Policia.
“Unë, Valdrin Geci, deklaroj se kam qenë me babain dhe disa shokë duke pirë kafe në Che Bar. Pas telefonatës së policisë, Gani Geci ka shkuar vullnetarisht për të dhënë deklaratë në Policinë e Republikës së Kosovës.”
Më tej, në reagim kundërshtohen raportimet se Gani Geci është arrestuar, duke paralajmëruar se ai do të flasë për mediat pasi të përfundojë intervistimin në Polici.
“Pasi të intervistohet, Gani Geci do t’u përgjigjet të gjitha mediave për shpifjet e tyre se kinse është arrestuar.”
Reagimi nis në emër të Valdrin Gecit, ndërsa në fund mban nënshkrimin “Shkruan: Rilind Geci”.
Postimi KËTU.
