Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë për Albanian Post se është çuditur me reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në përvjetorin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.
“Albin Kurti, çdo ditë e më shumë, po e përfaqëson mirë e më mirë Serbinë në Kosovë”, tha Syla.
Madje, Syla mendon se “Kurti si duket e ka nda mendjen të vazhdojë rreshtimin e tij kundër UÇK-së”.
“Dje, përkujtuam Reçakun, e nga 1 janari deri më sot çdo ditë varrosem nga një bashkëluftëtar, e Kurti sot kujton një të akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, duke na treguar se sa i dashur paska qenë ai”.
https://www.fokusi.info/klinaku-ivanoviqi-ka-qene-kryesori-per-spastrim-etnik-ndaj-shqiptareve-reagimi-i-kurtit-eshte-i-demshem/lajme/