Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, deklaroi se duhet të vazhdojë procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar dialogun si të rëndësishëm për stabilitetin në rajon.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Rudolph tha se Gjermania ka investuar shumë në procesin e dialogut ndërmjet dy vendeve.
“Kur flasim për stabilitetin rajonal, Gjermania ka investuar shumë kur kemi të bëjmë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Rudolph.
Duke folur për marrëveshjen e Brukselit të vitit 2023, të hartuar bashkë me Francën, ambasadori gjerman tha se dokumenti nuk u nënshkrua për shkak të refuzimit nga Serbia, megjithatë palët ishin pajtuar verbalisht në Ohër.
“Kjo është baza për punën e nevojshme të posaçme të BE-së për ta shtyrë këtë dialog përpara”, tha Rudolph.
Sipas tij, disa pika të marrëveshjes tashmë janë zbatuar, duke përmendur si shembull themelimin e Komisionit për personat e zhdukur.
“Disa pika janë zbatuar, nëse jo në përgjithësi. Për shembull, Komisioni për personat e humbur që është themeluar disa muaj më parë, kjo ka dalë nga ai proces”, tha mes tjerash ambasadori gjerman në Klan Kosova.
Ndiqni deklarimin e plotë:








