Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër pas tensioneve të krijuara në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se thirrja e sotme për pushkatimin e ish-kryeministrit dhe komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, brenda institucionit më të lartë të shtetit, sipas tij, është një akt kriminal e terroizues, që meriton dënimin më të ashpër ligjor dhe shoqëror!
“Ajo që dëgjuam sot thirrje për vrasje. Të kërkosh pushkatimin e njeriut që dha gjithçka për lirinë e këtij vendi, që bëri Ushtrinë e Kosovës është çmenduri politike dhe kombëtare. Këtë që kërkoi ky person sot në mes të Prishtinës, Serbia e ka kërkuar qe dy dekada. Atë që nuk e bëri dot Haga dhe Serbia, po tentojnë ta bëjnë sot brenda sallës së Kuvendit tonë!”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka thënë se është e tmerrshme që këto thirrje monstruoze ndodhin në sy të deputetëve dhe udhëheqësve institucionalë pa marrë asnjë reagim të menjëhershëm.
Kuvendi i Kosovës, sipas tij, nuk është pronë private e askujt për t’u shndërruar në gjykatë linçimi dhe platformë të agjendave që i shkojnë për shtati vetëm Beogradit.
“Organet e rendit dhe prokuroria duhet menjëherë ta arrestojnë këtë gjakshitur!”, ka thënë deputeti Ramadani. /








