Rahovec: Në gjendje të dehur shau e ofendoi familjarët – e raportojnë në polici

Një burrë është arrestuar të martën në Rahovec, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sharë, ofenduar e shqetësuar anëtarët e familjes.

Sipas policisë, familjarët e kanë paraqitur rastin në polici pasi ndihen të kërcënuar nga i dyshuari.