Këngëtarja Albina Kelmendi ka uruar ndjekësit dhe fansat me rastin e festës së Kurban Bajramit përmes një postimi të publikuar në Instastory.
Urimi i saj është shoqëruar me një fotografi të realizuar nga vetura, ku artistja është shfaqur me një paraqitje elegante dhe të kuruar.
Në imazhin e publikuar, Albina është parë në formë të mirë dhe me një stil modern, duke tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj të thjeshtë, por të rregulluar. Postimi është ndarë në kuadër të festës, duke përcjellë atmosferën festive te ndjekësit e saj, shkruan “Kosovarja”.
Në urimin e publikuar, ajo ka shkruar: “Me fat festa e Kurban Bajramit. Festofshi gjithmonë me shëndet e të mira”, duke përcjellë një mesazh urimi dhe mirëqenieje për të gjithë besimtarët që festojnë këtë ditë.










