Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se do të ndahen 4 milionë euro për Trepçën.
Ai ka thënë se me këto mjete do të ndahen për të tejkaluar krizën aktuale ku minatorët janë pa paga që dy muaj.
Kurti kritikoi Trepçën duke thënë se nuk po nxjerrin mjaftueshëm xehe nga nëntoka, teksa ka punëtorë shumë.
“Në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur që të sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”. ka thënë ai.
Minatorët e Stan-Tërgut kanë paralajmëruar të martën veprime sindikaliste për mosekzekutimin e pagave.
Mesditën e së enjtes, të njëjtit kanë thënë se do protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.