PSG në finale, Neves: Jemi krenarë për atë që po ndërtojmë, të gjithë janë gati për çdo gjë

Joao Neves po e shijon momentin dhe shikon me optimizëm përpara. Pas një tjetër shfaqjeje pjekurie për PSG, që arriti sërish në finalen e Champions League falë një barazimi 1-1 në fushën e Bayern Munich, mesfushori portugez foli për mediat duke theksuar krenarinë e grupit.

Ai foli për progresin e bërë deri më tani dhe unitetin e një skuadre që, pavarësisht vështirësive, vazhdon të japë performanca bindëse. Talenti i ri portugez theksoi forcën e kolektivit, duke shpjeguar se si PSG ka arritur të përballojë momente të vështira gjatë sezonit pa humbur ekuilibrin dhe identitetin e saj.

Jemi krenarë për atë që po ndërtojmë. Është koha për të shijuar udhëtimin e bërë, por pa kompromentuar fokusin. Ne e dimë çfarë do të thotë të vuash. Jemi gati për atë që na pret. Edhe me lëndime, të gjithë lojtarët janë gati të dalin në fushë. Kështu ndërtohet një ekip i shkëlqyer”, tha Joao Neves.

The post PSG në finale, Neves: Jemi krenarë për atë që po ndërtojmë, të gjithë janë gati për çdo gjë appeared first on Telesport.