Agjenti i Lukakut: Pas Botërorit do të jetë sërish në një klub të madh

Agjenti i Romelu Lukaku, Federico Pastorello, ka folur për të ardhmen e sulmuesit të Napolit në një intervistë për “DAZN Belgium”, duke u ndalur edhe te mundësia e rikthimit tek Anderlecht: “Besoj 100% se një ditë do të rikthehet, por nëse më pyesni për një të ardhme të afërt, nuk mendoj kështu”.

Ai vlerësoi edhe sezonin e belgut, duke pranuar vështirësitë e hasura: “Për mua, Romelu është një sulmues fantastik, edhe pse ky sezon ka qenë i vështirë për të. Ka energji të madhe dhe jam i bindur se do të zhvillojë një Botëror shumë të mirë”.

Sipas agjentit, Lukaku do të rikthehet shumë shpejt në nivelin maksimal: “Do ta shohim sërish në formën e tij më të mirë sezonin e ardhshëm. Dhe kur flasim për nivelin maksimal, flasim për klubet më të mira dhe kampionatet më të forta në botë. Prandaj nuk e shoh një rikthim të menjëhershëm në Belgjikë”.

The post Agjenti i Lukakut: Pas Botërorit do të jetë sërish në një klub të madh appeared first on Telesport.