“Pse zgjodha Inter-in para United?”, Seedorf: Mjafton të them një emër.

Ish-mesfushori u intervistua nga Rio Ferdinand dhe, ndër të tjera, foli për kalimin e tij tek Inter-i.

Në një intervistë të transmetuar në kanalin YouTube të Rio Ferdinand, Clarence Seedorf shpjegoi pse refuzoi United dhe zgjodhi të transferohej tek Inter-i. Intervista u zhvillua pak kohë më parë, por u ribotua sot në faqen zyrtare të Manchester United.

“Spanja dhe Italia ishin vendet ku duhej të shkoja. Pastaj Premier League mori hov dhe lojtarët më të mirë filluan të shkonin atje. Arsenali, Manchester United dhe më pas Real Madridi më ndoqën kur u transferova nga Sampdoria te Real Madrid. Pas Real Madridit, e njëjta gjë ndodhi përsëri, por unë shkova tek Inter-i”, shpjegoi ai.

“Pse zgjodha Interin? Ronaldo! Fenomeni që luante tek Inter-i, a mjafton kjo? Marcello Lippi, një nga trajnerët më të mirë në futboll, më telefonoi dhe më tha se donte që unë të luaja pas Christian Vieri-t dhe Ronaldo-s. Dhe pyeta ‘kur dhe ku?’ Mendoj se nëse ka një klub në Angli—sepse u rrita duke parë Premier League—Liverpool, Manchester United, Arsenal, këto janë klube ikonike, klubi për të cilin do të doja të luaja ishte Manchester.

“Dhe pastaj vite më vonë, kur Carlo Ancelotti shkoi te Chelsea, pati edhe negociata, por ato nuk u realizuan”, shtoi ai.