Argjentina dhe Anglia do të përballen në gjysmëfinalet e Kupës së Botës dhe për këto dy kombëtare ky është një duel që shkon përtej “futbollit”.
Marrëdhënia midis dy vendeve ka një histori të gjatë dhe karakterizohet nga një konflikt shekullor mbi “pushtimin” e Ishujve Falkland, një territor në Atlantikun Jugor për të cilin ishin në luftë.
Prandaj nuk është për t’u habitur që festa e argjentinasve pas fitores së tyre ndaj Zvicrës në çerekfinale, gjatë së cilës ata përmendën drejtpërdrejt “Malvinas” (emrin argjentinas për ishujt) në njërën nga këngët e tyre, shkaktoi polemika dhe reagime të nxehta nga anglezët.
Kënga në fjalë është kënga popullore “Muchachos”, një pjesë e tekstit të së cilës është: “Për Malvinas, për Diegon, për kurorën e fundit të Leos…”.
“POR MALVINAS, POR EL DIEGO, POR LA ÚLTIMA DE LEO…”, LOS JUGADORES PALPITAN EL ARGENTINA-INGLATERRA pic.twitter.com/GSCGZaeZcU
— Diario Olé (@DiarioOle) July 12, 2026
Federata Argjentinase e Futbollit publikoi një video të festimit.
Anglezët u zemëruan veçanërisht që mesazhi politikisht i ndjeshëm kishte përfunduar përsëri në përmbajtjen zyrtare të ekipit kombëtar në prag të një përplasjeje të drejtpërdrejtë midis dy vendeve.
Mediumi Daily Mail kontaktoi FIFA-n për koment, megjithatë nuk morën përgjigje.
Konflikti midis Argjentinës dhe Britanisë së Madhe për Ishujt Falkland, të cilët argjentinasit i quajnë Ishujt Malvinas, daton që nga periudha koloniale, kur Franca, Spanja dhe Britania e Madhe secila pretendoi ishujt gjatë shekullit të 18-të. Pasi fitoi pavarësinë, Argjentina e konsideroi veten se kishte trashëguar të drejtat spanjolle mbi ishujt dhe kishte vendosur kontrollin atje, por Britania e Madhe dëboi përfaqësuesit argjentinas në vitin e largët 1833 dhe rivendosi kontrollin.
Argjentina nuk e ka njohur kurrë sovranitetin britanik, duke pretenduar se ishujt janë pjesë e territorit të saj kombëtar, ndërsa Britania thekson të drejtën e banorëve të ishullit, të cilët janë kryesisht me prejardhje britanike, për të vendosur përkatësinë e tyre politike.
Tensionet arritën kulmin në vitin 1982, kur një dikator argjentinas pushtoi ishujt. Britania e Madhe, e udhëhequr nga kryeministrja Margaret Thatcher, dërgoi një flotë ushtarake dhe rivendosi kontrollin mbi ishujt pas një lufte dhjetë-javore; më shumë se 907 njerëz vdiqën në konflikt (649 argjentinas, 255 britanikë dhe tre banorë të ishullit).
Disfata përshpejtoi rënien e diktaturës ushtarake të Argjentinës, ndërsa fitorja britanike forcoi qeverinë e Thatcher.
Ishujt janë ende nën kontrollin britanik, por Argjentina vazhdon të kërkojë negociata mbi sovranitetin, duke përmendur integritetin territorial, ndërsa Britania e Madhe thirret në të drejtën e banorëve për vetëvendosje, prandaj çështja e Ishujve Falkland mbetet një burim i tensionit diplomatik midis dy vendeve.
Anglia dhe Argjentina luajnë gjysmëfinalen e Kupës së Botës të mërkurën në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, duke filluar në orën 21:00 sipas orës qendrore të Evropës. Nuk ka dyshim se tensionet, të nxitura nga historia dhe konflikti i tyre politik, do të jenë në kulmin e tyre, si në fushë ashtu edhe në tribuna.


“POR MALVINAS, POR EL DIEGO, POR LA ÚLTIMA DE LEO…”, LOS JUGADORES PALPITAN EL ARGENTINA-INGLATERRA 





