Ish-futbollisti dhe ish-trajneri argjentinas, Ricardo Antonio La Volpe, u përplas me legjendën spanjolle Carles Puyol gjatë emisionit sportiv meksikan “Los Maestros” në TUDN, ku të dy analizojnë futbollin.
Puyol ishte i ftuar në studio pas kualifikimit të Spanjës në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, por La Volpe nuk kurseu kritikat ndaj historisë së “La Roja”.
“Spanja? Ju u shfaqët në vitin 2010, më parë nuk ekzistonit. Flisni vetëm për atë brez, por ku është ai i vitit 2014? Nuk është. Më 2018 nuk është, më 2022 nuk është…”, – deklaroi argjentinasi.
La Volpe vijoi me një tjetër koment polemik: “Thonë se Spanja e krijoi skemën 4-3-3, por ky sistem daton që në vitet ’80 me Arrigo Sacchi. A do ta krahasosh Busquets me Pirlon?”
Deklaratat e tij e vendosën Puyol në vështirësi. Ish-kapiteni i Barcelonës dhe Spanjës u përpoq t’i kundërshtonte argumentet e La Volpe, por nuk arriti ta bindte ish-trajnerin argjentinas.
“¿Me vas a comparar a Busquets con Pirlo?”
“Dejen de decir que crearon el 4-3-3”
“¿Cuánto ganaron?”
Madre mía La Volpe pic.twitter.com/92TCT44WYw
— Rodrigo Fáez 🕶🐝 (@RodrigoFaez) July 12, 2026
The post La Volpe provokon Puyol: “Spanja u shfaq vetëm në vitin 2010, më parë nuk ekzistonte” appeared first on Telesport.







