Milani nxjerr në shitje Fofana. Largohet për 25 milionë euro, Amorim ka plane të tjera

E ardhmja e Youssouf Fofana te Milani është gjithnjë e më e pasigurt. Me nisjen e ciklit të ri nën drejtimin e Ruben Amorim, mesfushori francez nuk konsiderohet më pjesë e grupit të futbollistëve të paprekshëm dhe mund të largohet nëse mbërrin oferta e duhur.

Të hënën në Milanello nisi zyrtarisht sezoni 2026/27, me Amorimin që fillon punën për të ndërtuar një Milan të ri, pas një tjetër sezoni zhgënjyes pa kualifikim në Ligën e Kampioneve. Trajneri portugez synon të krijojë një skuadër moderne dhe me identitet të qartë.

Ndërkohë, drejtuesit kuqezinj po vazhdojnë punën në merkato për të plotësuar ekipin sipas kërkesave të trajnerit. Në këtë projekt të ri, Fofana nuk shihet si një element i domosdoshëm.

Milani e vlerëson kartonin e francezit me 20-25 milionë euro dhe është i gatshëm të ulet në tavolinë për të negociuar nëse vjen ofertë e kënaqshme. Megjithatë, deri tani nuk ka zhvillime konkrete për të ardhmen e mesfushorit, i cili ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2028.

The post Milani nxjerr në shitje Fofana. Largohet për 25 milionë euro, Amorim ka plane të tjera appeared first on Telesport.