Policia sekuestron mijëra litra vaj motorik nga Serbia

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Herticë të Podujevës.

Njësitet policore kanë ndaluar një traktor me rimorkio të ngarkuar me 161 bidonë të mbushur me gjithsejtë 2898  litra vaj motorik të kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, duke kaluar ilegalisht në rrugë malore përmes vijës kufitare.

“Malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor në Merdare për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës, ndërsa me autorizim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare&kontrabandim me mallra’”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Personi i dyshuar, pas intervistimit, lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.